Igli Tare ka dhënë një intervistë të gjatë për platformën “DAZN”, e cila pritet të publikohet e plotë në ditët në vijim. Megjithatë, mediat italiane kanë publikuar disa pjesë të saj, ku ish-drejtori sportiv flet kryesisht për rolin e tij te Milani dhe sfidat e reja në karrierë.
Marrëveshja me Milanin
Tare e cilëson momentin e arritjes së marrëveshjes me klubin kuqezi si një nga më të rëndësishmit në jetën e tij profesionale dhe personale.
“Dita në të cilën arrita akordin ishte një nga më të bukurat e jetës sime.”
Raporti me Ibrahimoviç
Në intervistë, ai ndalet edhe te marrëdhënia me Zlatan Ibrahimoviç, duke theksuar ngjashmëritë në karakter dhe komunikim.
“Jemi të dy nga Ballkani, i themi gjërat në sy.”
Vlerësimi për Rafael Leaon
Një tjetër temë e prekur është edhe performanca dhe potenciali i sulmuesit portugez Rafael Leao, i cili ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve.
“Ka një potencial të jashtëzakonshëm, siç thotë Modriç, as ai vetë nuk e kupton.”
Mentaliteti i Milanit
Në fund, Tare ndalet te filozofia dhe pritshmëritë që mbart fanela e Milanit, duke theksuar rëndësinë e rezultateve.
“Që të jesh i denjë për Milanin, duhet të kthehesh të fitosh. Këtu duhet të lësh shenjë.”
Lini një Përgjigje