
Është mbyllur sezoni 2024-2025 i Bundesligës, ku tashmë janë përcaktuar të gjitha verdiktet. Bajerni i Mynihut fiton titullin kampion, bavarezët e drejtuar nga Vinsent Kompani e mbyllin në vendin e parë me 82 pikë. Sot fituan në transfertë 0-4 ndaj Hofenhajmit, me golat e Olize, Kimish, Gnabri dhe Kejn.
Leverkuseni i drejtuar sot për herë të fundit nga Çabi Alonso e mbyll në vendin e dytë. Vëmendja në javën e fundit ishte te dy sfidat: Frajbur-Ajntraht Frankfurt dhe Dortmund-Holshtein Kiel. Frajburgu edhe pse kaloi e para në avantazh u mposht 1-3 nga Frankfurti, duke mbetur jashtë zonës Champions.
Dortmundi bëri detyrën duke fituar 3-0 dhe falë edhe “dhuratës” nga Frankfurti siguron biletën për në Champions. Të mendosh që para disa javësh, verdhezinjtë renditeshin në vendin e 10 dhe vendi i katër dukej një mission i paarritshëm, por javët e fundit ekipi i drejtuar nga Niko Kovaç ishin fantastikë, duke korrur 4 fitore rresht. Zhgënjimi i këtij sezoni mund të quhet Lajpcigu, i cili e mbyll në vendin e 7 dhe mbetet jashtë Europës. Lajpcigu u mposht sot në fushën e vet 2-3 nga Shtutgarti.
Kualifikohen për në Champions League: Bajern, Leverkuseni, Frankfurti, Dortmundi
Kualifikohen për në Ligën e Europës: Frajburgu, Arminia Bielefeld (fituese e Kupës së Gjermanisë)
Kualifikohet për në Ligën e Konferencës: Mainc
Vendi i 16: Hajdenhajmi shkon në “play-out” ku do ndeshet me vendin e renditur i treti në Bundesliga 2.
Dy ekipet që bien nga Kategoria dhe do të luajnë në Bundesliga 2: Holshtein Kiel dhe Boçum
Lini një Përgjigje