
Përfundon ndeshja e “Play Off-it” mes Burrelit dhe Pogradecit e luajtur në “Egnatia Arena”. Matjanët kanë mundur me rezultatin 2-1 liqenorët dhe kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.
Miqtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 40. Pas një aksioni të bukurm Çirkoviç goditi drejt portës, duke shkundur rrjetën e Çilit.
Në minutën e 56, Burreli vendosi baraspeshën. Donald Kurbneshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 70, vendasit gjetën golin e epërsisë. Eurogoli i Silva Kostës nga distanca, që me një predhë nga jashtë zonës shtangu portierin Baçi.