Sport26 Maj 2023, 15:44

“Kemi shpresë për një vend në top 4”, Gjimshiti elozhe Interit por beson ende te Champions League: Janë skuadra më në formë e kampionatit

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi shpresë për një vend në top 4”, Gjimshiti

Interi dhe Atalanta do të përballen nesër në mbrëmje në sfidën e vlefshme për javën e 37 të Serisë A. Dy javë përpara fundit të kampionatit italian, bergamaskët shpresojnë ende se mund të sigurojnë një biletë për në Champions League, por përpara kanë një pengesë të fortë, Interin e Simone Inzagit.

Në prag të këtij dueli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Kemi shpresë për një vend në Champions, derisa matematika na e lejon. Nëse nuk luajmë në Ligën e Kampioneve, mund të luajmë në Ligën e Europës ose Konferencë Ligën. Por nëse fitojmë në shtëpinë e Interit, ajo pak shpresë mund të jetë më konkrete. Interi ka lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, që mund të marrin rezultatin edhe nëse nuk luajnë shumë mirë. Mund të them që janë skuadra më në formë e kampionatit”, ka thënë mbrojtësi kuqezi.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare atalanta