Sport26 Maj 2023, 08:35

“Tirona ra ke gropa”, mesfushori i Partizanit “thumbon” bardheblutë pas humbjes përballë Bylisti

Shkruar nga Pamfleti

“Tirona ra ke gropa”, mesfushori i Partizanit “thumbon”

Barazimi i Tiranës në duelin ndaj Bylisit me rezultatin 2-2, rezultoi fatal për sa i përket renditjes, teksa bardheblutë e Orges Shehit, lëshuan kryesimin, kur ka ngelur edhe 1 javë nga fundi i kampionatit.

Ndeshja u pasua me shumë polemika dhe dhunë. Në fund të 90 minutave, tifozët e Tiranës vërshuan në fushë dhe sulmuan kryesorin e ndeshjes për shkak të një vendimi për penallti, që solli barazimin e ndeshjes nga Bylisi.

Nga ana tjetër ky kapërcim në tabelë, ka entuziazmuar edhe futbollistët e Partizanit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbimet në rrjetet sociale.

Ka qenë mesfushori Valentino Murataj, që ka shpërndarë në “Instastory”, në moment nga derbi ku shfaqet duke festuar, ndërkohë që mbishkrimi në këtë postim ishte “Tirona ra ke gropa”, duke iu referuar kështu zbritjes së bardhebluve në vendin e dytë në renditje.

“Tirona ra ke gropa”, mesfushori i Partizanit “thumbon”

tirana partizani bylisi