TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2026, 16:32

Champions League/ Egnatia e nis nga transferta moldave, sfidë delikate për Dritën; Vardari pret kundërshtarin e lehtë në letër

Shkruar nga Pamfleti
Champions League/ Egnatia e nis nga transferta moldave, sfidë delikate
Egnatia

Egnatia do të nisë të mërkurën rrugëtimin e saj në Champions League, duke u përballur me kampionët e Moldavisë, Petroçub, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues. Takimi do të luhet në stadiumin "Zimbru", duke nisur nga ora 19:00.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka përgatitur me kujdes këtë sfidë dhe synon të marrë një rezultat pozitiv, që do t'i japë avantazh për ndeshjen e kthimit dhe do ta afrojë me kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit.

Gjatë merkatos, Egnatia është përforcuar me disa futbollistë të rinj, duke ruajtur njëkohësisht bërthamën e ekipit kampion. Rrogozhinasit zhvilluan gjithashtu një fazë intensive përgatitore në Bullgari, të cilën e mbyllën me rezultate inkurajuese.

Ndërkohë, dita e sotme sjell edhe përballjet e ekipeve të tjera shqiptare në raundin e parë kualifikues të Champions League.

Në orën 18:00, kampionët e Kosovës, Drita, do të luajnë në transfertë ndaj skuadrës lituaneze Kauno Zalgiris. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Darius and Girėnas".

Ndërsa në orën 19:00, kampionët e Maqedonisë së Veriut, Vardari, do të presin në stadiumin "National Arena Todor Proeski" ekipin finlandez KuPS.

Ndeshjet e tjera të raundit të parë kualifikues në Champions League:

Ararat – Riga FC

Linkoln Red Imps – Inter Eskalades

Sabah Baku – TNS

Floriana – Shamrok Rovers

Borac Banja Luka – Levski Sofia

Tre Fiori – Larne

Klaksvik – Bisen

Vikingur - Gior

egnatia drita vardari i shkupit champions league

Lini një Përgjigje