
Në Nyon të Zvicrës u hodh sot shorti për fazën play-off të Conference League. Megjithëse skuadrat ndodhen në fazën e tretë kualifikuese, UEFA i ka paraprirë zhvillimeve të mundshme dhe ka njerrë rivalët.
Kampionia e Shqipërisë, Egnatia luan kundër Olimpija Ljubjana në turin e tretë kualifikues. Në rast se kalon sllovenët, Egnatia do përballet me fituesin e çiftit Lincoln Red Imps - Noah.
Nga ana tjetër, Dinamo luan në turin e tretë kualifikues kundër Hajduk Split. Nëse kalon rivalët kroatë, të besuarit e Ilir Dajës do përballeshin në play-off me fituesin e çiftit Silkeborg - Jagiellonia. Ekipi danez dhe ai polak janë me përvojë në këtë event, por ‘Bluve’ i duhet njëherë të kalojnë kroatët dhe më pas të mendojnë për ndeshjen e rradhës.
Kundërshtarët i kanë mësuar edhe Drita e Ballkani. Ndeshjet play-off për në Conference League luhen më 21 dhe 28 gusht.
Përballjet e mundshme të skuadrave shqiptare:
Olimpija/Egnatia - Lincoln Red Imps/Noah
Silkeborg/Jagiellonia - Hajduk Split/Dinamo City
FCSB/Drita - Differdange/Levadia
Larne/Santa Clara - Ballkani/Shamrock Rovers
Lini një Përgjigje