TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2025, 15:41

Dështon transferimi i Mirlind Dakut te Zenit, agjenti i sulmuesit të kombëtares tregon si qendron e vërteta

Shkruar nga Pamfleti

Dështon transferimi i Mirlind Dakut te Zenit, agjenti i sulmuesit të

Transferimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazan për te Zeniti i Shën Petersburgut ka ngecur dhe gjithçka mund të anulohet. Media ruse 'Sport Ekspres' bën me dije se ndalja e negociatave lidhet me pagën e sulmuesit të Kombëtares.

Pala që përfaqëson interesat e Dakut dëshiron që sulmuesi të ketë një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon, teksa Zeniti është i gatshëm të paguajë deri në 2.2 milionë euro në sezon.

Më herët mediat ruse bënin me dije se Zeniti ishte i gatshëm të paguante 8.5 milionë euro për Dakun në arkat e Rubin Kazan, ndërsa tani pengesa e vetme lidhet me pagën e 27-vjeçarit. Diferenca është e madhe, plot 800 mijë euro në sezon dhe pritet që palët të kenë sërish një komunikim, pasi e ardhmja e Dakut te Zeniti duket se ka ngecur.

mirlind daku sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje