TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2026, 21:44

Dilemat mbyllen me fund të lumtur, Igli Tare bind Menja për rinovimin e kontratës me Milanin

Shkruar nga Pamfleti

Dilemat mbyllen me fund të lumtur, Igli Tare bind Menja për rinovimin

Mes Milanit dhe Majk Menjan është rikthyer edhe njëherë buzëqeshja, me palët që kanë lënë pas tensionet e së shkuarës dhe tashmë janë të vendosur për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre.

“La Gazzetta dello Sport” shkon edhe më tej duke zbuluar se mungon vetëm firma për të bërë zyrtare rinovimin e kontratës. E rëndësishme është që palët janë rikthyer të negociojnë, sigurisht ka ende disa detaje që duhen zgjidhur, por vullneti është që të gjejnë një akord të ri.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se pas transfertës kundër Romës, të dielën, është planifikuar një takim ndërmjet agjentit të portierit francez dhe drejtuesve të Milanit, një takim që pritet të jetë përcaktues. Në tavolinë, Majk Menjan ka tashmë një ofertë prej 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse dhe një kontratë të vlefshme deri në 2031 pa asnjë klauzolë të përfshirë.

Brenda një periudhe shumë të shkurtër situata ka ndryshuar totalisht pasi në verë Menjan ishte shumë pranë transferimit te Çelsi, por në atë kohë Milani refuzoi ofertën e ardhur duke i premtuar portierit francez një rritje të ndjeshme të pagës. Mediat italiane shtojnë se këtë periudhë Tare, Furlani dhe trajneri Alegri, të gjithë së bashku bindën Majk Menjan që të vijojë karrierën e tij në Milano.

Lini një Përgjigje