TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2025, 22:24

Ekipi i Ligës së Katërt turpëron Majorkën e Vedat Muriqit, rezultat befasues nga Kupa e Spanjës

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi i Ligës së Katërt turpëron Majorkën e Vedat

Mbrëmja e sotme ka regjistruar një rezultat befasues në Kupën e Mbretit në Spanjë, ku Pontverda, skuadër që militon në Ligën e Katërt, ka turpëruar Majorkën e Verdat Muriqit, duke e mposhtur me rezultatin 3-0. 

Falë këtij triumfi historik, skuadra modeste e Pontverdës, arriti të siguronte kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Kupës së Mbretit. De Almeida, Jelko Pino dhe Sançez ishin autorët e golave për vendasit. 

Për sa i përket Verdat Muriqit, sulmuesi shqiptar i Kosovës, e nisi nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 66 të sfidës por pa mundur të lerë gjurmë. 

Në kampionat, skuadra e Ponteverdras renditet në vendin e parë me 39 pikë në 17 ndeshje, 3 më shumë se Numancia e vendit të dytë. Vlera e modestëve të Ponteverdras sipas “Transfermarkt” shkon 2.93 milionë euro. 

 

majorka pontverda kupa e spanjës

Lini një Përgjigje