TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 15:12

Elseid Hysaj “peshkohet” nga rivalët e Serisë A, mbrojtësi shqiptar mbyll aventurën me Lacion në fund të sezonit

Shkruar nga Pamfleti
Elseid Hysaj “peshkohet” nga rivalët e Serisë A,
elseid hysaj

Elseid Hysaj pritet të largohet nga Lacio në përfundim të këtij sezoni. Kontrata e mbrojtësit 32-vjeçar skadon në muajin qershor dhe, sipas raportimeve, klubi kryeqytetas nuk e konsideron pjesë të planeve për të ardhmen.

Ndërkohë, interesimi për futbollistin shqiptar nuk mungon. Mediat italiane raportojnë se Parma ka shfaqur interes serioz për shërbimet e tij, duke e konsideruar një përforcim të vlefshëm për repartin mbrojtës.

Trajneri i Parmës, Karlos Kuesta, vlerëson eksperiencën e Hysajt në Serinë A dhe e sheh atë si një element të rëndësishëm për skuadrën. Megjithatë, vendimi final pritet të varet nga vetë lojtari, i cili ende nuk ka dhënë sinjale për hapin e radhës në karrierë.

Elseid Hysaj ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në futbollin italian. Ai u formua tek Empoli, ku u aktivizua fillimisht me ekipet e moshave dhe më pas me skuadrën e parë. Në vitin 2015 u transferua te Napoli, ku qendroi deri në vitin 2021. Më pas, firmosi me Lacion, ku ka qenë pjesë e skuadrës në sezonet e fundit.

elseid hysaj mbrojtësi shqiptar parma lacio

Lini një Përgjigje