TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 13:33

Zyrtarizohet miqësorja e dytë, Shqipëria do të përballet me Izraelin në 'Air Albania'

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtarizohet miqësorja e dytë, Shqipëria do të
Kombëtarja shqiptare e futbollit

Muaji qershor sjell dy ndeshje të rëndësishme për kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila do të luajë dy miqësore në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kuqezinjtë do të përballen fillimisht më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin. Kjo do të jetë përballja e shtatë mes dy skuadrave në histori dhe e para me karakter miqësor, pasi gjashtë takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Botërorë dhe Kampionate Evropiane. Në bilancin e këtyre sfidave, Shqipëria ka regjistruar dy fitore dhe katër humbje.

Tre ditë më vonë, më 6 qershor në të njëjtën orë, kombëtarja shqiptare do të luajë edhe ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.

Këto ndeshje zhvillohen pak përpara nisjes së Kupës së Botës 2026 (11 qershor - 19 korrik), turne ku Shqipëria nuk arriti të kualifikohej, pasi u eliminua në fazën play-off nga Polonia në Varshavë.

Ndërkohë, deri në qershor pritet të qartësohet edhe e ardhmja e trajnerit Sylvinho. Tekniku brazilian është në fund të kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila përfundon në korrik, ndërsa presidenti Armand Duka e ka lënë vendimin final në dorën e tij, duke theksuar se “e la topin në fushën e brazilianit”.

1 Komente

  1. S
    Socialisti

    Shoku Duka.Ku e gjete kete ndeshje miqsore mèr debil.Ne nje kohe qe Izraeli vishellehet kudo. Shef TV ti? Jeni bo vk te gjithe duke i bo fresk palloshit te gjate por dhe pisanjos

    Lini një Përgjigje