TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 09:24

Kane-Diaz-Olise; treshja e Bayern mahnit Evropën, kapin kuotën e 100 golave

Shkruar nga Pamfleti
Kane-Diaz-Olise; treshja e Bayern mahnit Evropën, kapin kuotën e 100
Kane-Diaz-Olise

Bayern Munich po kalon një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Vincent Kompany, duke siguruar tashmë titullin në Bundesligë dhe duke mbetur në garë edhe për dy trofe të tjerë madhorë: UEFA Champions League dhe Kupën e Gjermanisë. Një rol kyç në këtë ecuri mbresëlënëse ka pasur treshja ofensivë e përbërë nga Harry Kane, Luis Diaz dhe Michael Olise.

Sulmuesit bavarezë ishin protagonistë edhe në përballjen e parë ndaj PSG-së. Harry Kane realizoi një gol dhe dhuroi një asist, ndërsa Diaz dhe Olise gjetën gjithashtu rrugën e rrjetës, duke shënuar gola me vlerë dhe cilësi të lartë.

Pas kësaj ndeshjeje, mediat ndërkombëtare kanë theksuar shifrat mbresëlënëse të këtij tredhëmbëshi ofensiv. Kane ka arritur kuotën e 54 golave sezonalë, duke u afruar ndjeshëm me rekordin historik të Robert Lewandowskit si golashënuesi më i mirë i Bayern në një sezon. Sulmuesi anglez është gjithashtu në pozita të favorshme për të fituar “Këpucën e Artë” në Evropë.

Nga ana tjetër, Luis Diaz ka realizuar 26 gola këtë sezon, ndërsa Olise ka kontribuar me 20 realizime. Në total, tre lojtarët kanë arritur shifrën e 100 golave së bashku, pa përfshirë asistet, duke konfirmuar efektivitetin e jashtëzakonshëm në repartin ofensiv.

Kjo shifër i vendos ata në të njëjtin nivel me një tjetër treshe legjendare të Real Madrid, “BBC”-në (Bale, Benzema, Cristiano Ronaldo), ndërsa mbeten ende pas rekordit të “MSN”-së së Barcelonës (Messi, Suarez, Neymar), që në sezonin 2015-2016 realizuan 131 gola.

Bayern Munich ka ende në dispozicion të paktën pesë ndeshje, ose gjashtë në rast se arrin finalen e Champions League, çka i jep mundësi reale kësaj tresheje të thyejë rekorde të reja dhe të shkruajë historinë në futbollin evropian.

Lini një Përgjigje