Kampionati Botëror 2026 do të nisë më 11 qershor dhe për herë të parë do të organizohet në tre vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Vëmendja pritet të përqendrohet te dy ikonat e futbollit botëror, Lionel Mesi (38 vjeç) dhe Kristiano Ronaldo (41 vjeç), për të cilët ky turne pritet të jetë Botërori i fundit me kombëtaret e tyre.
Në të njëjtën linjë mund të vendoset edhe Nejmar, megjithëse prania e tij në Botëror nuk është ende e sigurt. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga trajneri Karlo Ançeloti.
Sulmuesi brazilian, tashmë 34 vjeç, është në fazë rikuperimi fizik dhe synon të rikthehet në formën optimale. Ai është rikthyer në qendër të vëmendjes gjatë Copa Sudamericana 2026, pas barazimit të Santos me San Lorencon.
Pas ndeshjes, Nejmar shprehu hapur dëshirën për të qenë pjesë e Botërorit:
“Po, sigurisht që e mendoj Botërorin. Çdo futbollist brazilian dëshiron të jetë atje dhe shpresoj që unë të mund të marr pjesë”, – deklaroi ai për “TyC Sports”.
Ai komentoi gjithashtu mundësinë e një përballjeje me Lionel Mesin:
“Një finale mes Argjentinës dhe Brazilit do të ishte spektakolare”, – shtoi Nejmar.
Lini një Përgjigje