Sport17 Mars 2023, 21:19

I shënoi 2 gola Bajernit dhe vuri disa herë në rrezik prapavijën bavareze, flet sulmuesi shqiptar që u ftua nga Flik: Nuk kam arritur asgjë

Shkruar nga Pamfleti

I shënoi 2 gola Bajernit dhe vuri disa herë në rrezik

Mërgim Berisha gjeti mënyrën më të mirë për të bindur Hansi Flik që t’i besonte një vend në grumbullimin e kombëtares së Gjermanisë. Sulmuesi 24-vjeçar i Augsburgut, e bindi trajnerin duke tundur dy herë rrjetën në fitoren 5-3 të Bajernit të Mynihut ndaj skuadrës së tij.

Përveçse shënoi, ai vuri disa herë në rrezik prapavijën e Bajernit dhe Flik, i cili po e ndiqte atë sfidë nga tribuna, nuk kishte si të injoronte paraqitjet e 24-vjeçarit, i cili me Gjermaninë U-21 është shpallur kampion Europe disa vite më parë. Ndaj sot erdhi edhe ftesa e parë për të me ekipin A të Gjermanisë, të cilin Berisha e festoi, por duke e cilësuar vetëm si pikënisje.

Jam shumë i lumtur për ftesën, është një ëndërr e bërë realitet. Kam punuar gjatë dhe shumë për të, por gjithashtu e di që nuk kam arritur asgjë me të”, theksoi futbollisti, i cili padyshim që do të synojë që kjo të mos jetë thjesht një rastësi".

mërgim berisha sulmuesi shqiptar kombëtarja e gjermanisë