Sport17 Mars 2023, 20:57

“Më paguante që të ishte më e qetë”, zbulohet dëshmia e ish-arbitrit Negreira që fundos Barcelonën

Shkruar nga Pamfleti

“Më paguante që të ishte më e qetë”,

Barcelona është në telashe të mëdha sa i përket çështjes së famshme të pagave për gjyqtarët. Pagesat që kanë kaluar në vite në llogarinë e Hoze Maria Enrikez Negreira, janë një fakt shumë i rëndë dhe tashmë vetë dëshmia e ish-drejtuesit të gjyqtarëve në Spanjë, i fundos edhe më shumë.

“El Pais” ka siguruar një pjesë të dëshmisë së tij para autoriteteve që e kanë marrë në pyetje si pjesë të hetimit për shumën 7,3 milionë euro që përfiton nga katalanasit. Pyetjet direkte ishin nëse me këto para ishte paguar ndonjë gjyqtar apo ish-gjyqtar, në mënyrë që të ndihmohej Barcelona. “JO”, ishte përgjigja e prerë e tij, duke shpjeguar se takonte vazhdimisht dhe personalisht drejtuesit e Barçës.

Por më pas vjen pjesa ku ai pranon se Barcelona i jepte këto para në formë ryshfeti ndaj tij. “Në këtë mënyrë ishin të qetë që komiteti i gjyqtarëve nuk do të kishte vendime kundër Barcelonës, që gjithçka ishte neutrale”, tha ai. Edhe kaq, mjafton që kjo të cilësohet ryshfet, sipas opinioneve të mediave në Spanjë dhe kjo mund të zhysë më shumë në telashe katalanasit.

hoze maria enrikez negreira barcelona