TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 17:38

Ernest Muçi mesazh të qartë për Beshiktashin, deklarata e sulmuesit kuqezi bëhet virale

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi mesazh të qartë për Beshiktashin, deklarata e

Mesfushori ofensiv shqiptar, Ernest Muçi, pritet të bëhet përfundimisht pjesë e Trabzonsporit. Klubi turk duket i bindur për të blerë kartonin e lojtarit, i cili aktualisht është i huazuar nga Beshiktashi.

Sipas raportimeve nga Turqia, është vetëm çështje kohe që Trabzonspori të finalizojë marrëveshjen për transferimin e përhershëm të Muçit. Vetë futbollisti ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën te ky klub, ku po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij.

Deri më tani, Muçi ka regjistruar një sezon rekord personal, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 8 asistime, një kontribut që ka bindur drejtuesit e klubit për ta mbajtur në skuadër.

Në një deklaratë që është bërë virale në mediat turke, futbollisti shqiptar është shprehur i kënaqur me ambientin e ri.

Jam shumë i lumtur që erdha këtu. Të luash futboll këtu është kënaqësi. Ndihem shumë më mirë”, ka deklaruar Muçi.

Ndërkohë, Beshiktashi duket se nuk e kishte më në planet e tij lojtarin pas sezonit të kaluar. Transferimi i përkohshëm i Muçit te Trabzonspori kishte kushtuar rreth 1 milion euro, ndërsa për blerjen përfundimtare të kartonit përflitet një shifër rreth 8.5 milionë euro, e cila ende nuk është zyrtarizuar.

ernest muç sulmuesi i kombëtares beshiktash

Lini një Përgjigje