TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 16:56

Trump pret Mesin në Shtëpinë e Bardhë, fokusi i bisedës CR7 dhe raketat në Iran; Inter Miami i dhuron “Rolex” pink! (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Trump pret Mesin në Shtëpinë e Bardhë, fokusi i bisedës

Lionel Messi dhe skuadra e Inter Miami u pritën këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ceremonia u organizua në Uashington DC për të nderuar ekipin amerikan pas fitimit të titullit të parë kampion në Major League Soccer (MLS) sezonin e kaluar.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, i konsideruar si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti, u shfaq i buzëqeshur gjatë takimit me presidentin amerikan. Messi u ngjit në skenë krah për krah me Trump, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës së Inter Miami po priste pas tij.

Në fjalimin e tij, presidenti amerikan bëri fillimisht një referencë për zhvillimet ndërkombëtare, duke përmendur edhe operacionet ushtarake kundër Iranit. Më pas ai e ktheu vëmendjen te kampionët e MLS dhe nuk kurseu fjalët e vlerësimit për Lionel Messin.

Trump tregoi edhe një episod familjar, duke përmendur djalin e tij Barron, i cili sipas tij është tifoz i madh i futbollit dhe i yllit argjentinas.

Trump pret Mesin në Shtëpinë e Bardhë, fokusi i bisedës

Djali im Barron më tha: ‘Baba, e di kush do të vijë sot?’. I thashë se kisha shumë punë për të bërë. Ai më tha: ‘Messi’. Ai është një tifoz i madh i yti dhe mendon se je një person fantastik. Ai është gjithashtu një tifoz i flaktë i një zotërie të quajtur Ronaldo”, tha Trump gjatë ceremonisë.

Kjo vizitë shënoi herën e parë që Lionel Messi hyn në Shtëpinë e Bardhë. Një vit më parë, argjentinasi kishte marrë një ftesë nga ish-presidenti Joe Biden për t’u nderuar me Medaljen e Lirisë, por e kishte refuzuar për shkak të angazhimeve në kalendarin sportiv.

Ceremonia protokollare në Uashington prodhoi edhe disa momente simbolike, sidomos përmes dhuratave që delegacioni i Inter Miami i dorëzoi presidentit amerikan në Zyrën Ovale.

Trump pret Mesin në Shtëpinë e Bardhë, fokusi i bisedës

Momenti më i veçantë ishte kur Messi i dhuroi personalisht Trump një top futbolli edicioni të kufizuar në ngjyrë rozë, ngjyra karakteristike e klubit Inter Miami. Sipas raportimeve ndërkombëtare, topi përmban elemente që përkujtojnë sukseset e fundit të skuadrës dhe transformimin e futbollit në qytetin e Miami.

Ndërkohë, bashkëpronari i klubit Jorge Mas i dorëzoi presidentit një fanellë me numrin 47, një referencë simbolike për pozicionin e Donald Trump në renditjen historike të presidentëve amerikanë.

Një tjetër dhuratë që tërhoqi vëmendje ishte ora e dorëzuar nga Javier Mascherano. Bëhet fjalë për modelin “Tudor Black Bay Chrono Pink”, prodhuar nga marka “Tudor”, e njohur si markë motër e “Rolex” dhe sponsor zyrtar i Inter Miami.

Trump pret Mesin në Shtëpinë e Bardhë, fokusi i bisedës

Ora, e cila ka një fushë rozë karakteristike dhe byzylyk çeliku me pesë hallka, është pjesë e një edicioni shumë të kufizuar. Çmimi i saj në tregun zyrtar arrin rreth 5.600 euro (afërsisht 6.000 dollarë), ndërsa në tregun e koleksionistëve mund të rritet ndjeshëm për shkak të rrallësisë.

Vizita e Inter Miami në Shtëpinë e Bardhë u interpretua gjithashtu si një moment simbolik që lidh sportin me politikën amerikane. Për Messin, kjo paraqet një tjetër kapitull në aventurën e tij në SHBA, ku ndikimi i tij tashmë shtrihet përtej fushës së futbollit dhe prek edhe dimensionin e prestigjit ndërkombëtar.

 

donald trump presidenti i shba lionel mesi

Lini një Përgjigje