TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 16:01

Broja drejt mungesës në “play-off”-in Botërorit, sulmuesi mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Broja drejt mungesës në “play-off”-in Botërorit,

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit ndaj Polonisë. Dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Bërnlin dhe procesi i ngadaltë i rikuperimit duket se e bëjnë të pamundur grumbullimin e tij me ekipin kombëtar.

Sipas gjasave aktuale, stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo mund të mos ketë në dispozicion një nga armët kryesore të sulmit për këtë përballje të rëndësishme.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Polonisë më 26 mars. Në rast të një fitoreje, kuqezinjtë do të përballen më pas me fituesin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Suedisë, në fazën pasuese të “play-off”-it për kualifikimin në Botëror.

armando broja sulmuesi i kombëtares "play off" i botërorit

Lini një Përgjigje