
Përfundon finalja e Ligës së Konferencës. Uest Hemi ka shkruar historinë duke fituar trofeun e parë europian në historinë e klubit.
Anglezët morën përkohësisht epërsinë, ndërsa italianët u përgjigjën me gol shumë shpejt. Për çekanët realizoi Mohamed Said Benrahma në minutën e 62 me anë të një 11-metërshi.
Anglezët protesutuan për një prekje të topit me dorë nga Biragi në zonë, gjyqtari bëri shenjë që loja të vazhdonte, por më pas u thirr nga VARçi për të parë edhe një herë pamjet. Kryesori më pas bëri shenjë nga pika e bardhë.
Ndërkohë përgjigja e italianëve ishte e shpejtë teksa barazuan rezultatin në minutën e 67 me Bonaventurën. Mesfushori mposhti portierin Areola me një diagonale që nuk i la kohë të reagonte.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu dhe gjithçka do të zgjidhej në shtesa, Uest Hemi gjeti golin e suksesit në minutën e 90. Bouen u nis në kundërsulm i vetëm pas pasimit të Pakueta dhe para portës nuk gaboi.