Sport 7 Qershor 2023, 22:25

Dëmtimet nuk i ndahen kombëtares shqiptare, mbrojtësi humbet ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtimet nuk i ndahen kombëtares shqiptare, mbrojtësi humbet

Nuk kanë fund telashet te Kombëtarja shqiptare sa i përket dëmtimeve.

Pas Klaus Gjasulës, kuqezinjtë kanë humbur një tjetër lojtar titullar, bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë Ivan Balliu. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FSHF-ja bën me dije se Balliu nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi.

Futbollisti kuqezi i është nënshtruar vizitave mjekësore pas ndeshjes së fundit në La Liga me klubin e tij Rajo Vajekanon për një problem në tendinën e muskujve aduktor (muskujt rrëzë kofshës). Lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë mbrojtësin Naser Aliji.

29-vjeçari, i cili numëron 13 ndeshje me Kombëtaren, pritet të mbërrijë në grumbullim që të enjten dhe t’i bashkohet ekipit në stërvitje për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare.

ivan balliu mbrojtësi kuqezi ndeshjet me moldavinë dhe ishujt faroe