
Numri i incidenteve në Pragë përpara finales së Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hemit ka çuar në 16 arrestime dhe tre të plagosur, sipas policisë çeke.
Zëdhënësi i autoriteteve Jan Ribanski tha: “Tifozët italianë sulmuan tifozët e Uest Hemit në një lokal në “Rytirska Street”, duke plagosur tre persona. Një polic u plagos gjithashtu. Ne kemi arrestuar 16 persona dhe po hetojmë incidentin”.
Mijëra tifozë të “Violëve” kanë udhëtuar drejt kryeqytetit të Çekisë, por pjesa më e madhe janë ata të “Çekanëve”. Rreth 20.000 tifozë të Uest Hemit kanë udhëtuar me ekipin, por vetëm një e treta kanë biletë për finalen në “Eden Arena”.