Sport29 Mars 2023, 20:41

FIFA largon Botërorin U-20 nga Indonezia, sanksionet e mundshme

Shkruar nga Pamfleti

FIFA largon Botërorin U-20 nga Indonezia, sanksionet e mundshme

FIFA ka vendosur të heqë Indonezinë si vend pritës i Kupës së Botës FIFA U-20 në vitin 2023. Vendimi u mor pasi numri një i botës u takua me presidentin e Federatës së Futbollit Indonezian, Erik Tohir, ish-pronar i Interit para shitjes te Suning.

Tashmë është detyrë e FIFA-s që të gjejë një shtet që mund të presë garën, e cila për momentin nuk ka ndryshuar datë, me inaugurimin që do të jetë më 20 maj, ndërsa finalja është caktuar të dielën më 11 qershor. Ky vendim vjen pas vendimit të Federatës Indoneziane të Futbollit për të anuluar shortin për shkak se guvernatori i ishullit Bali tha se ishte kundër pritjes së kombëtares izraelite, e cila ishte kualifikuar për këtë ngjarje.

FIFA dëshiron të nënvizojë se, pavarësisht këtij vendimi, FIFA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në mënyrë aktive Federatën e Futbollit të Indonezisë (PSSI), në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e qeverisë së Presidentit Uidodo, në procesin e transformimit të futbollit indonezian pas tragjedisë që ndodhi në tetor të vitit 2022.

FIFA do të vazhdojë të jetë e pranishme në Indonezi në muajt në vijim dhe do t’i japë ndihmën e nevojshme PSSI-së, nën drejtimin e Presidentit Tohir. Një takim i ri mes presidentit të FIFA-s dhe presidentit të PSSI-së do të planifikohet së shpejti për diskutime të mëtejshme.

fifa kupa e botës u-20 indonezia