
Boksieri i ri, Maksim Galiniçev është vrarë në luftën në Ukrainë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
22-vjeçari fitoi medaljen e artë për Ukrainën në Kampionatin Evropian të të rinjve në vitin 2017 dhe në vitin 2018, ai pori pjesë në Lojërat Olimpike Verore për të rinj.
Këshilltari i qeverisë urkainëse Anton Gerashçenko konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale.
“Maksim, 22-vjeçari, kampion evrope për të rinj në boks, vdiq duke mbrojtur Ukrainën në rajonin e Luhanskut. Maksim u regjistrua si vullnetar dhe u kthye në vijën e parë dy herë pasi u plagos dhe u shërua.
Për të do të bëhen homazhe, ai la karrierën dhe ëndrrën e tij për të shpëtuar kombin e tij”, është shprehur këshilltari i qeverisë.