
Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier Ligës duke mundur në shtëpi Notinghem Forestin me rezultatin 2-1.
Sfida nisi mjaft mirë për “Topçinjtë”, të cilët në pjesën e parë shënuan dy herë me Nkeitah dhe Saka.
Anësori anglez bëri hapin përfundimtar sezonin e kaluar për të konfirmuar veten si yll dhe, së bashku me Martin Odegard, përfunduan një sezon sublim dhe pothuajse e ndihmuan Arsenalin të fitonte Premier Ligën.
Ai zjarr i brendshëm është ende shumë i fshehur te Saka, i cili e bëri të qartë në debutimin e sezonit të ri. Si zakonisht, ai ishte lojtari më i kërkuar në sulm nga “Topçinjtë” dhe mbrohej vazhdimisht nga dy lojtarë. Ata bënë mirë, sepse në të parën që nuk ishte kështu, Saka hyri brenda dhe goditi duke mposhtur edhe ish-shokun e tij të skuadrës, Met Tërner.
¡Este chico es muy bueno! ????
— DAZN España (@DAZN_ES) August 12, 2023
El golazo de Bukayo Saka. ¡El Arsenal tiene una joya! ✨#PremierLeagueDAZN ⚽ ???????????????????????????? pic.twitter.com/a57KOtAmUN
Në pjesën e dytë skuadra e Artetës pati shumë raste për ta mbyllur sfidën, por ishin miqtë ata të cilët me një kundërsulm vrastar rihapën takimin.
Gjithsesi nënkampionët e sezonit të shkuar arritën të ruanin rezultatin për minutat e mbetura duke marrë tre pikë të rëndësishme në startin e Premier Ligës.
Lini një Përgjigje