Sport16 Mars 2023, 11:51

Fitues i disa çmimeve, atleti shqiptar 25-vjeçar humb jetën në aksident automobilistik

Shkruar nga Pamfleti

Fitues i disa çmimeve, atleti shqiptar 25-vjeçar humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka ndërruar jetë atleti shqiptar, Denis Gjura.

Mësohet se 25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafik-ndarësen në Patra. Përplasja ka qenë e fortë dhe atleli shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Mediat greke shkruajnë se Denis Gjura ishte një atlet i Esperos Patras dhe kishte marrë disa çmime, siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.

Fitues i disa çmimeve, atleti shqiptar 25-vjeçar humb jetën Fitues i disa çmimeve, atleti shqiptar 25-vjeçar humb jetën

denis gjura aksident