Sport15 Mars 2023, 21:30

Mesfushori shqiptar “kopjon” ‘përbindëshin’ Haland, realizon 5 gola në çerekfinalen e Kupës së Kosovës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar “kopjon” ‘përbindëshin’

Shqiptari i Kosovës, Albert Dabiqaj, duket se është frymëzuar fuqishëm nga “përbindëshi” Erling Haland, teksa ditën e sotme realizoi plot 5 gola me fanelën e  Gjilanit në fitoren 1-5 ndaj Trepçës 89 në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Edhe pse jo në rolin e sulmuesit, Dabiqaj, i surprizoi të gjithë duket tundur plot 5 herë rrugën e rrjetës, teksa nderoi kështu skuadrën e Gjilanit, që drejtohet nga ish-trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani.

Ndërkohë golin e vetëm për Trepça 89 e shënoi Ardian Muja në minutën e 20.

albert dabiqaj sulmuesi shqiptar i kosovës gjilan