
Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të raundit të 1/16 të Champions League.
Supersfida mes Realit të Madridit dhe Liverpulit ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Ndeshje e bukur në “Santiago Bernabeu”, sfidë e hapur me të dyja skuadrat që provuan të gjenin golin edhe pse shanset e pastra i pati skuadra e Ancçelotit me Vinisius Zhunior që pa Alison te kryente mrekulli, teksa dy goditje të forta të Kros dhe Modriç vendosën jo pak në rrezik portën e “Reds”.
Por, goditja më e bukur ishte ajo e Kamavingës, që lëshoi një silurë në hyrje të zones dhe vetëm trau i portës bëri që Alison të shpëtonte nga goli.
Me rezultatin e 45 minutave të para, madrilenët kualifikohen në çerekfinale, pasi në takimin e parë të luajtur në “Anfield Road”, skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti ka triumfuar me rezultatin e thellë 2-5.
Në ndeshjen tjetër, Napoli ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Ajntrahtin e Frankfurtit me një supergol të Osimeh në fundin e pjesës së parë.
Napolitanët “hipotekojnë” kalimin në çerekfinale, pasi në ndeshjen e parë, italianët kanë triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 ndaj ekipit gjerman.