
Përveçse një lider në mbroje, Arlind Ajeti po shndërrohet në një protagonist te skuadra e Pordenones edhe me golat e shënuar.
Mbrojtësi shqiptar, gjeti për herë të pestë rrugën e rrjetës në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Piaçencës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-1.
Pas një harkimi nga e djathta nga afro 30 metra, Ajeti i gjendur në vendin dhe momentin e duhur në minutën 42, goditi saktë me këmbë brenda zonës duke zhbllokuar sfidën.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, ndërkohë që në minutën e 48 miqtë barazuan me Morra, teksa golin e fitores për Pordenonen e realizoi Dubiças në minutën e 69.
Kjo ishte fitorja e 14 në 32 ndeshje për ekipin e Ajetit, që u ngjit në vendin e tretë dhe e shikon veten 3 pikë larg kreut.