Sport23 Maj 2023, 18:24

Flamurtari kalon në fazën tjetër nga rregulli i çuditshëm, Lushnja qëndron në Kategorinë e Parë, Korabi bën surprizën në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Flamurtari kalon në fazën tjetër nga rregulli i

Sfida mes Flamurtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it.

Për shkak të rregullit të vendosur, vlonjatët kalojnë në fazën tjetër për shkak se renditen në vendin e 3 në Kategorinë e Parë. Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga Pedro Augusto, teksa po ai vetë humbi edhe një penallti.

Lushnja arrin të sigurojë edhe për një sezon tjetër qendrimin në Kategorinë e Parë. Goli i Brunild Pepës në pjesën e parë mjaftoi për të fituar minimalisht ndaj Valbonës në “Elbasan Arena” dhe fiton kështu finalen e Play-Out, duke siguruar mbijetesën.

Një gol i Albers Kekos në pjesën e dytë i ka mjaftuar Korabit për të siguruar vazhdimin në luftën për ngjitjen në Superiore. Skuadra dibrane ka bërë surprizën duke eliminuar Tomorin e Beratit në fushën e këtij të fundit me fitoren 1-0.

flamurtari apolonia korabi lushnja kategoria e parë