Sport29 Shtator 2023, 19:46

“Jemi të indinjuar”, drejtuesit e Sevijas nuk paraqiten në ndeshjen ndaj Barcelonës, shkak çështja “Negreira”

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi të indinjuar”, drejtuesit e Sevijas nuk paraqiten në

Klubi i Sevijas ka reaguar direkt pas lajmeve të fundit mbi çështjen “Negreira” dhe sidomos hetimin që ka nisur në sajë të akuzave ndaj Barcelonës. Një komunikatë për shtyp është bërë e qartë në mbrëmje, pikërisht sonte kur luajnë dy ekipet.

“Sevija FC, pas lajmeve dhe zhvillimeve më të fundit në çështjen “Negreira” dhe akuzës së re për ryshfet të supozuar për Barcelonën dhe disa nga ish-drejtuesit e saj, dëshiron të komunikojë, në respekt për konkurrencën dhe tifozët tanë, se:

-Tregon indinjatën totale dhe mosdakordësinë e praktikave të kryera nga ish-drejtuesit e Barcelonës të akuzuar për çështjen “Negreira”, praktika që supozohet se përbëjnë krim për Gjykatën Hetimore numër 1 të Barcelonës, sipas urdhrit të publikuar në media.

-Refuzon sjelljen e klubit të Barçës gjatë periudhave në të cilat supozohet se janë kryer këto krime.

-Për këtë arsye, Sevija ka pezulluar aktet protokollare që korrespondojnë me ndeshjen e La Ligës këtë të premte, më 29 shtator, mes klubit të Barçës dhe Sevijas, dhe njofton mungesën e përfaqësuesve në  tribunën e stadiumit Montjuiç.

-Sevija dëshiron të tregojë respektin më të thellë për anëtarët dhe abonentët e Barcelonës, si dhe për punonjësit dhe drejtuesit j aktualë që punojnë çdo ditë në Barcelonë dhe që janë të përfshirë në mënyrë indirekte në këtë kauzë.

-Tregojmë respekt për drejtësinë spanjolle, prezumimin e pafajësisë dhe për vendimet që mund të merren në çdo kuptim në gjykatat përkatëse, si dhe në organet përkatëse sanksionuese.

-Shpresojmë që për të mirën e garës të gjitha përgjegjësitë në çështjen “Negreira” do të zgjidhen në përputhje me konsideratat e fundit të gjyqtarit.

-Beson se ngjarje të tilla si ato që supozohet se kanë ndodhur nuk do të përsëriten dhe se organet përkatëse federative do të sigurojnë që tani e tutje pastërtinë e të gjitha garave, në të cilat Sevija ishte edhe në periudhat e hetuara kundër Barcelonës.”

 

 

 

 

sevija drejtuesit e klubit andaluzian rasti "negreira"