TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2025, 21:14

Fund dramatik në Hamburg, Dortmundi shpërdoron avantazhin e 2 golave dhe e ‘skuqet’ në startin e Bundesligës

Shkruar nga Pamfleti

Fund dramatik në Hamburg, Dortmundi shpërdoron avantazhin e 2 golave

Dortmundi e ka nisur me një pikë sezonin e ri në Bundesligë, pasi barazoi në transfertë ndaj St.Paulit me rezultatin 3-3. Në sfidën e luajtur në “Millerntor-Stadium” në Hamburg, u shënuan plot 6 gola, nuk munguan as penalltitë dhe kartoni i kuq. Serhu Girasi shënoi me kokë golin e avantazhit për verdhezinjtë në minutën e 34, pas krosimit të Sabitzer. Pesë minuta më pas, Girasi pati shansin e artë të dyfishonte shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Dortmundin.

Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit barazuan shifrat me Andreas Hountondji , i cili shënoi me kokë pas një krosimi fantastik të marrë nga shoku i skuadrës, Danel Sinani. Megjithatë, verdhezinjtë nuk u dorëzuan dhe shënuan dy gola të shpejtë me Anton në minutën e 67 dhe Julian Brand, 7 minuta më vonë.

Befasia e madhe ndodhi në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt. Fillimsiht vendasit ngushtuan shifrat me Danel Sinani në minutën e 86 dhe më pas, në minutën e 89 ishte supergoli i Erik Smith që barazoi shifrat në 3-3.

borusia dortmund st.pauli bundesliga

Lini një Përgjigje