TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2023, 13:16

Futbolli humb një kampion bote, Mesut Ozili njofton “pensionimin”

Shkruar nga Pamfleti

 

Futbolli humb një kampion bote, Mesut Ozili njofton

Mesut Ozil, ka vendosur të tërhiqet  nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

“Dua të falenderoj Schalke, Werder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe të gjithë miqtë në futboll. Ishte një aventurë fantastike”, shkruan Mesut Ozil.

Ozil ka pasur një karrierë të frytshme  me klube, por edhe me kombëtaren e Gjermanisë.

Mesfushori filloj karrierën e tij me klubin gjerman të Werder Bremen, ku në 108 ndeshje ai realizoi 16 gola dhe asistoi 54 herë.

Pas shkëlqimit në Gjermani ai u trasferua tek  Real Madrid që pagoi kartonin e tij. Me “Los Blancos”, Ozil luajti 159 ndeshje, duke shënuar 27 gola dhe duke asistuar 81 herë. Dhe më pas përformancën e tij e mbzylli me klubin anglez të Arsenalit, atje ku luajti 254 ndeshje dhe shifra të larta personale duke ndihmuar klubin e tij. Realizoj 44 gola dhe 79 asistime për Ozil,

Ndërsa me kombëtaren e Gjermanisë, ai u aktivizua 92 herë në total dhe shënoi 23 gola dhe asistoi plot 40 herë.

Në sezonin 2014/2015, ai mori çmimin si lojtari më i mirë i vitit në Gjermani. Ozil fitoi edhe Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin e tij të artë, në vitin 2014. Me klubin anglez të Arsenalit, mesfushori fitoi 4 herë FA Cup dhe dy herë Superkupën.

mesut ozili real madrit arsenal

Lini një Përgjigje