Sport21 Mars 2023, 17:20

Myrto Uzuni “pushton” skenën europiane, trajneri Silvinjo ka një ‘diamant’ në duar

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni “pushton” skenën europiane, trajneri Silvinjo ka

Si rrallë herë, Shqipëria ka në dispozicion një “bomber” të vërtetë, një sulmues që vjen në një grumbullim me 20 gola dhe 4 asiste. Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik duke u kthyer në kryefjalën e mediave në Spanjë.

Pavarësisht se luan në La Liga 2, shifrat e Uzunit të imponojnë respekt duke e vendosur në top listën e golashënuesve më të mirë në Evropë. Sigurisht që koeficienti është i ndryshëm, nuk është i njëjtë me La Liga apo me kampionatet e tjerë të fortë, por Uzuni ka një mesatare prej 0,63 gola për ndeshje. 20 golat e tij, Uzuni i ka shënuar në 29 ndeshje.

Me këtë mesatare, Uzuni lë pas edhe Robert Levandovskin. Sulmuesi polak, rivali i Shqipërisë më 27 mars, ka realizuar 15 gola në La Liga, ka një mesatare prej 0,6 golash për ndeshje. Listën e “bomberave” më të mirë e kryeson Erling Haland me 1,04 gola për ndeshje, i ndjekur nga Osimhen me 0,73 për ndeshje, ndërsa në vendin e tretë, përpara Uzunit, ndodhet Kilian Mbape me 0,7 gola për ndeshje.

Haland 1.04 gola/ndeshje

Osimhen 0.73 gola/ndeshje

Mbape 0.7 gola/ndeshje

Uzuni 0.63 gola/ndeshje

Levandovski 0.6 gola/ndeshje

Fullkrug 0.6 gola/ndeshje

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare