TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2023, 17:49

Futbollistët e Anglisë habiten para ndeshjes, këngëtarja italiane “përdhos” himnin e kombëtares së ‘3 Luanëve” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futbollistët e Anglisë habiten para ndeshjes, këngëtarja

Vëmendja në një sfidë futbolli nuk është vetëm te ndeshja, sidomos në një përballje të tillë si ajo mes Italisë dhe Anglisë.

Të enjten u luajt në Napoli supersfida që përfundoi me rezultatin 1-2 për “3 Luanët”. Megjithatë vëmendjen e ka marrë ajo që ka ndodhur para se të nisë ndeshja, më saktësisht, këndimi i himneve.

Sipas shumë tifozëve të cilët kishin komentuar në rrjetet sociale, këngëtarja italiane, Elinora, e ftuar për të interpretuar himnin kombëtar live në stadiumin “Diego Armando Maradona” në ndeshjen klasike mes Italisë dhe Anglisë për kualifikueset e “EURO 2024”, ka “vrarë” himnin e quajtur “God Save the King”.

Kaq ka mjaftuar që përdoruesit e Twitter-it ta “gozhdojnë” këtë performancë si më të keqen sa i përket këndimeve të himnit. Madje disa janë shprehur se në vend që të përdorte “Zoti shpëtoftë Mbretin”, këngëtarja tha “Zoti shpëtoftë Mbretëreshën”.

Ndërsa një tjetër ka shkruar në rrjetet sociale “E kërkuar për krime kundër himnit kombëtar”, duke ironizuar në këtë mënyrë këngëtaren.

elinora këngëtarja italiane ndeshja itali-angli

Lini një Përgjigje