TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2025, 16:10

Gjesti prekës nga “truproja” i Mesit, largon rojen e sigurisë dhe ndihmon djaloshin të bëjë foto me ‘Pleshtin’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti prekës nga “truproja” i Mesit, largon rojen e

Rodrigo De Pol konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah të tij tek Argjentina dhe tani tek Inter Majemi.

Ndërsa Mesi po pozonte për një foto grupi me tifozët në stadiumin “Arun Jaitley” në Nju Delhi, De Pol ndërhyri për të ndihmuar një djalë të vogël t’i bashkohej.

Në një video që është bërë virale në mediat sociale, mesfushori pa një roje sigurie duke qendruar pranë Mesit dhe duke pozuar për fotosesionin. De Pol me mirësjellje e shtyu rojen e qeshur larg dhe e bëri djalin të qendronte pranë Mesit.

Një gjest prekës që u bë viral në mediat sociale.

rodrigo de pol lionel mesi

Lini një Përgjigje