Sport 3 Mars 2024, 15:07

Gjeti rrjetën e parë këtë sezon me fanelën e Çikagos, goli i Xherdan Shaqirit nuk i mjafton skuadrës amerikane (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjeti rrjetën e parë këtë sezon me fanelën e

Xherdan Shaqiri shënoi golin e tij të parë në këtë sezon me fanelën e Çikagos.

Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi me penallti në ndeshjen ndaj Sinsinatit. 32-vjeçari mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe nuk gaboi duke dërguar topin në një krah dhe portierin nga krahu tjetër.

Megjithatë, Shaqiri nuk mundi të festonte plotësisht, pasi skuadra e tij u mposht me shifrat 2-1.

Ky është sezoni i tretë për Xherdan Shaqiri në Amerikë aty ku u transferua në vitin 2022 nga francezët e Olimpikut të Lionit.

xherdan shaqiri sulmuesi shqiptar