Sport 3 Mars 2024, 14:24

Sokol Cikalleshi realizon golin e parë për vitin 2024, sulmuesi kavajas vendos rekord në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Sokol Cikalleshi realizon golin e parë për vitin 2024, sulmuesi

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë për vitin 2024 me fanelën e Koniasporit.

Në minutën e 12, futbollisti shqiptar nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij ndaj Pendikspor.

Cikalleshi ka vendosur kështu një rekord. Ai bëhet futbollisti i parë i huaj më i mirë për Koniasporin, pasi ka shënuar 27 gola në 101 ndeshje.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes për Koniasporin u aktivizua edhe Valon Et’hemi në minutën e 63. 11 minuta më pas, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për të shënuar golin e dytë të Koniasporit.

sokol sulmuesi i kombëtares shqiptare koniaspor