
Mançester Siti dhe Interi kanë mbërritur në fazën e fundit të Champions League, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ngrenë trofeun në stadiumin “Atatürk Olympic” të Stambollit.
“Qytetarët” e Pep Guardiolës duan ta kurorëzojnë këtë sezon fantastik me trofeun më të rëndësishëm për klube, duke kompletuar kështu dhe “Tripletën”.
Nga ana tjetër, zikaltërit e Inzagit kërkojnë të thyejnë çdo parashikim dhe të ngrenë trofeun numër 4 të Championsit në historinë e tyre.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si Guardiola, ashtu edhe homologu Inzagi kanë vendosur për titullarët. Nga minuta e parë janë më të mirët dhe sfida premton spektakël.
Për Sitizens kjo është finalja e dytë në 3 sezonet e fundit. Interi rikthehet të luajë një takim të këtij niveli pas 13-vitesh.

Lini një Përgjigje