
Trofeu me “veshë të mëdhenj” ka mbërritur në Stamboll në stadiumin “Ataturk Stadium” në prag të finales së madhe mes Sitit dhe Interit, e cila starton në orën 21:00.
Anglezët kërkojnë kurorëzimin për herë të parë si më të mirët e kontinentit. Zikaltërit në anën tjetër luajnë për ëndrrën e madhe që të kthehen në fron.
Interi do të luajë në finalen e Champions për herë të parë prej vitit 2010 kur fitoi tre trofetë madhorë.
Në anën tjetër, pasi ka fituar kampionatin dhe Kupën, Mançester Siti do të synojë të realizojë “Tripletën”, diçka që në Angli e ka realizuar vetëm Mançester Junajtid në vitin 1999.
Vlen të theksojmë se për finalen e madhe, arbitër është vendosur polaku, Shimon Marshiniak.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje