
Para finales së madhe të Champions-it mes Interit dhe Sitit, ylli norvegjez, Erling Haland ka prodhuar një moment komik në stërvitje, ku u rrëzua pas një ‘incidenti’ ku nuk pati kontakt me ndonjë lojtar tjetër, por me termoset, ku qendronin shishet e ujit dhe vitaminave të ndryshme, duke përfunduar më këmbë përpjetë.
Ky incident komik është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, teksa si për ironi të fatit, një rënie epike regjistroi edhe mbrojtësi i Interit, Dumfris, teksa po zbriste nga autobusi. Mesa duket “syri i keq” tashmë është thyer, dhe nuk mbetet gjë tjetër veç se të shijojmë magjinë e kësaj finaljeje në fushën e blertë.
Për të ndalur Halandin pritet të vendoset Françesko Açerbi. Këtij të fundit iu dha një rrjetë fluturash nga tifozët e Interit si një mënyrë shakaje për përgatitjen e detyrës, por ndoshta ai duhet të jetë pak më delikat dhe të jetë si një ftohës akulli.
¡CUIDADO ERLING! ???? Haaland se tropezó con una heladerita en el entrenamiento de Manchester City ????pic.twitter.com/Gsy9PAFZ4Q
— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) June 10, 2023
Lini një Përgjigje