Sport10 Qershor 2023, 17:57

Siti shumë pranë tripletës, suksesi i parë në Champions League një minieri ari për kampionët e Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Siti shumë pranë tripletës, suksesi i parë në Champions

Mançester Siti do të përfitojë një shifër pranë 300 milionë paundëve në rast se do të fitojë tripletën historike këtë sezon. “Qytetarët” kanë fituar titullin e Premier Ligës, Kupën FA dhe sot mund të bëjnë të tyrin edhe trofeun e Ligës së Kampioneve nëse mposhtin Interin në finale.

Siti do të përfitojë një shifër rekord në rast se përsërit suksesin e Junajtid në vitin 1999. Titulli i tyre i pestë i Premier Ligës në 6 vite solli 166 milionë paund bonuse, shifra më e lartë e fituar ndonjëherë nga një kampione e Anglisë, ndërsa triumfi në finalen e kompeticionit më të vjetër futbollistik, solli në arkat e “Qytetarëve” edhe 3.9 milionë paund të tjera.

Suksesi i parë në histori në Ligën e Kampioneve do të ishte një minierë ari për të ardhurat e klubit të kaltër, i cili mund të arkëtojë rreth 117.2 milionë paund, duke përfshirë të gjitha të ardhurat që sjell kompeticioni.

mançester siti champions league