TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shtator 2025, 21:49

Goditi me shuplakë shokun e skuadrës, ish-futbollisti i Interit ndëshkohet me karton të kuq (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me shuplakë shokun e skuadrës, ish-futbollisti i Interit

Një episod i paprecedentë ka ndodhur në kampionatin turk, ku kapiteni i Sakarjasporit, Çaner Erkin, humbi kontrollin gjatë ndeshjes dhe goditi me shuplakë një nga bashkëlojtarët e tij.

Gjyqtari reagoi pa hezitim duke e përjashtuar menjëherë nga fusha 36-vjeçarin me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Ky veprim i ish-futbollistit të Interit, i cili në të kaluarën ka ngjallur kritika të shumta në Turqi, sidomos duke marrë parasysh përvojën e gjatë të mbrojtësit dhe faktin që mban shiritin e kapitenit. Në vend që të ishte shembull për skuadrën, ai u përfshi në një akt të dhunshëm që ka zhgënjyer tifozët dhe opinionin sportiv.

çaner erkin ish-futbollisti i interit

Lini një Përgjigje