TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2023, 16:16

Historike për Shqipërinë/ Katër arbitra gjykojnë për herë të parë ndeshjen e grupeve në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Historike për Shqipërinë/ Katër arbitra gjykojnë

Për herë të parë në histori, një katërshe arbitrash shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje të fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se arbitrat Enea Jorgji, kryesor, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe Florian Lata si arbitër i katërt, do të drejtojnë ndeshjen e Grupit G, Jang Bojs-Lajpcig, që do të luhet më 19 shtator në Zvicër.

Enea Jorgji është promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA në Kategorinë e Parë, ndërsa me paraqitjet e tij në Europë, synon që shumë shpejt të arrijë në kategorinë më të lartë të arbitrimit “Elite”, që në fakt është edhe objektivi për të gjithë ata që fillojnë profesionin e arbitrit.

Në të kaluarën arbitrat shqiptarë kanë drejtuar ndeshje ndërkombëtare të niveleve eliminatore apo edhe miqësore ndërkombëtare të rëndësishme, por jo ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

enea jorgji ridiger çokaj champions league

Lini një Përgjigje