Sport16 Mars 2023, 17:32

Humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Greqi, ndërron jetë atleti 25-vjeçar shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në

Lajm i trishtë nga Greqia. Atleti shqiptar, Denis Gjura është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 25-vjeçare. Sportisti u përfshi në një aksident rrugor dhe mjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me bordurat e rrugës, me shqiptarin që fatkeqësisht nuk i shpëtoi përplasjes fatale.

25-vjeçari ishte pjesë e ekipit të Patras “Espreso Patras” që prej viti 2008 dhe kishte marrë disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.

Denisi e dashuronte sportin, teksa ishte aktivizuar në atletikë që në moshë të vogël.

Klubi i tij dhe miqtë kanë dërguar mesazh prekëse në drejtim të familjarëve, me dhimbjen që është e madhe për largimin e parakohshëm nga jeta të 25-vjeçarit shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se Denis Gjura ishte një atlet i Esperos Patras dhe kishte marrë disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.

Humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në

denis gjura atleti shqiptar