Sport16 Mars 2023, 16:50

Tomas Strakosha mungon prej 6 ndeshjesh me ekipin e Brentfordit, 27-vjeçari rrezikon ndeshjen me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Tomas Strakosha mungon prej 6 ndeshjesh me ekipin e Brentfordit,

Brentfordi luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e radhës në kampionat përballë Sauthemptonit dhe sërish portieri Tomas Strakosha nuk ishte i gatshëm për shkak dëmtimi.

27-vjeçari i Kombëtares shqiptare mungon prej gjashtë ndeshjesh, dhe hera e fundit që ka qenë në stol është më 22 janar kundër Lidsit, ndërkohë në portë ai është aktivizuar më 7 janar në Kupë kundër Uest Hemit.

Strakosha vijon të ndiejë shqetësime në kyçin e këmbës dhe në gju, ndërkaq rrezikon edhe grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjen ndaj Polonisë. Ky nuk është problemi i vetëm për Silvinjon, pasi edhe Berisha stërvitet veçmas grupit te Torino për shkak të masës së përjashtimit që ka bërë trajneri Ivan Juriç.

tomas strakosha portieri i kombëtares