
Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjorë duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për t’u pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.
Në një komunikatë zyrtare në websiten zyrtar, insititucioni i futbollit në vend bënte me dije:
“Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjorë duke paditur për shpifje ish-futbollistin, Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për t’u pajisur me pashaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare. Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22.”