
Xhani Infantino do të jetë në krye të FIFA-s edhe për katër vite të tjera. 52-vjeçari, i vetmi kandidat, u konfirmua për presidencën në Kongresin e 73 të FIFA-s që po zhvillohet në Kigali, Ruanda.
“Të jesh President i FIFA-s është një nder i pabesueshëm dhe një privilegj. Gjithashtu është një përgjegjësi shumë e madhe. Jam i përulur dhe i prekur nga suporti juaj. Ju premtoj që do të vazhdoj t’i shërbej FIFA-s, futbollit në të gjithë botën dhe 211 shoqatave anëtare të FIFA-s”, u shpreh Infantino.
“Ne ju premtuam Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë dhe e bëmë, premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim më transparente, se do të rifitonim besimin e sponsorëve. I vumë vetes synimin për të arritur 6.4 miliardë dollarë. Ne kemi arritur në 7,5 dhe nuk mund t’i merrni këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë.
Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbrojmë futbollin, federatat tona, tifozët tanë nga e gjithë bota. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë dhe paqes, futbolli bashkon botën”, deklaroi Infantino në konferencën për shtyp