
Zhbllokohet finalja e Champions Lague. Mançester Siti kalon në epërsi ndaj Interit në minutën e 68. Aksion i gjatë i anglezëve me qarkullimin e topit pranë zonës, topi shkoi te Rodri, i cili gjuajti dhe gjeti rrjetën.
Në minutën e 58, Lautaro humbi rastin e pastër për të kaluar Interin në avantazh. Një pasim i gabuar i dha mundësinë sulmuesit argjentinas të shfaqej para Ederson, por gardiani i Sitit i bllokoi rrezen e portës.
Ndërkohë pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 4 u regjistrua edhe rasti i parë. Aksion me shumë pasime i anglezëve që mbylli shumë lojtarë të zikaltërve në prapavijë. Bermardo Silva provoi nga e djathta, por topi përfundoi jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Onana.
Në minutën e 20, Interi tentoi të përgjigjej me Brozoviç. Sulm i shpejtë i skuadrës së Inzagit me Dimarkon, kombinimi i tij me Lautaron bëri që Brozoviç të shfaqej në pozicion gjuajtjeje, por tentativa e tij përfundoi jashtë.
7 minuta më vonë, Haland u shfaq para Onanës dhe lëshoi një gjuajtje drejt portës, por diagonalja e tij u ndal nga portieri kamerunas.
Lini një Përgjigje