TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Maj 2025, 12:53

Humbja në finale, largohet trajneri i Skënderbeut: Mirënjohje për të gjithë!

Shkruar nga Pamfleti

Humbja në finale, largohet trajneri i Skënderbeut: Mirënjohje

Pas tre sezonesh në stolin e skuadrës së volejbollit të vajzave të Skënderbeut, Orlando Koja ka zyrtarizuar largimin. Humbja kundër Tiranës në seritë e finaleve (3-0) dhe dorëzimi i titullit te vajzat bardheblu ka bërë që Koja të dorëhiqet.

Në deklaratën e tij për mediat, Koja u shpreh me shumë mirënjohje për kohën e kaluar.

"E përfundoj këtë eksperiencë me krenari dhe mirënjohje. Kanë qenë tre vite intensive, të përjetuara me pasion dhe profesionalizëm. Falënderoj lojtaret, stafin, drejtuesit e Bashkisë Korçë, gjithë punonjësit e Pallatit të Sportit dhe mbi të gjitha tifozët e mrekullueshëm korçarë për mbështetjen e madhe dhe besimin e vazhdueshëm", tha trajneri.

Nën drejtimin e trajnerit Koja, skuadra e Skënderbeut përjetoi një cikël të artë, duke shënuar progres të ndjeshëm në aspektin sportiv dhe organizativ. Gjatë këtyre tre viteve, ekipi arriti të fitojë:

Kampionat Kombëtar

Kupa të Shqipërisë

Trofe “Liga Gjergj Kastrioti”

Kupë Pavarësie

Kupa Federata

Ky bilanc e rendit Skënderbeun si një ndër skuadrat më të suksesshme të volejbollit shqiptar në periudhën e fundit.

Lini një Përgjigje